Mirdita është rikthyer te fitorja në Kategorinë e Dytë. 

Skuadra e drejtuar nga tekniku, Elvis Lleshaj ka mposhtur 3-1 Partizanin B. Në takimin e zhvillluar ne Pezë Helmes, dominimi i mirditorëve ishte i jashtëzakonshëm. 

Takimi nisi mirë për vendasit, gjithsesi, ekipi i drejtuar nga Lleshaj, që bëri edhe debutimin në pankinën e Mirditës gjetën forcën, duke përmbysur gjithçka. 

Fillimisht një autogol i të kuqve vendosi ekuilibrat, teksa fitorja u arrit me golat e Aldi Pjetrit dhe Taulant Gjoka.

Pas kësaj fitoreje, e cila vjen pas tre humbjeve radhazi, Mirdita pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë.

/Ora News.tv/