Ish-deputeti demokrat Enklejd Alibeaj është përfshirë në debat me pedagogun Rezart Prifti në emisionin “Tempora” në RTV Ora.

Prifti i tha Alibeajt se opozita ka  bërë mjaftë gafa dhe prandaj mendon se opozita dhe mazhoranca kanë një mendësi.

Alibeaj: Njerëzit duan kushte më të mira. Paga më të larta. Kushte më të mira në Universitet që duhet t'i sigurojë qeveria, po t'i e di kush është në krye të qeverisë?

Prifti: Po e morëm vesh pra kush është. Po e di ça gafe bëtë ju? Vajtët tek studentët dhe u thatë do ju japim shkollë falas, vajtët te mjekët u dhatë lajme me flori. Po të njejtat gafa bëni dhe ju prandaj them jeni në një mendësi.

Alibeaj: Këtu jeni duke mashtruar.

Prifti: Para dy muajsh nxirnit mufka të tilla, sa do t'jua bënit rrogën mjekëve? Nuk jam se ka mekanizëm nga mbrapa. Deklaruar do ulim 30% e naftës. Më jep një kalkulim si do ta ulësh.

Ndiqni videon e plotë: 


/Ora News.tv/