De Laurentiis paralajmëron Juven: Paga e Ronaldos do të kafshojë

De Laurentiis paralajmëron Juven: Paga e Ronaldos do të kafshojë

Nga largimi i Maurizio Sarrit drejt Chelsea, tek transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është "rrëfyer" në një intervistë për "La Verita".

De Laurentiis e ka quajtuar  nënshkrimin e Cristiano Ronaldos me Juventusin si një lëvizje propagandestike.

"Juventusi ka bërë një lëvizje të bukur propagandistike për të gjithë Seria A. Unë e di që tifozët kërkonin një goditje të madhe pas firmës me Max Allegrin. Pas shtatë titujve me radhë, çfarë mund të promovohet tek tifozët dhe në botën e industrisë dhe të politikës?

"Unë e di se klubi kishte një skenar të bukur për të rifilluar imazhin e tij në botë. Ronaldo ka ndoshta agjentin më inteligjent. Shkova për mëngjes me të në Portugali dhe biseduam për Rui Patricio.

"Gjatë kësaj kohe ai më sygjeroi dhe emrin e Ronaldon. Megjithatë i thashë Mendes: 'Ju thoni se Ronaldo do të më bëjë të pasur? E pra, të themi se 250 milionë euro të para në qarkullim i takojnë Napolit dhe 100 milionë eurove të ardhshme për Ronaldon.

"Nëse ai e kishte sjellë atë në të vërtetë? Në këtë mënyrë CR7 do të ishte paguar vetë, por pastaj Juventusi erdhi dhe rriti ofertën. Për sa i përket marketingut, të paktën gjithë liga italiane është forcuar, jo vetëm Juventus. Pyes veten nëse suksesi komercial apo sportiv do të dalë në krye. Nëse filloni të paguani paga absurde, herët a vonë do të kthehet dhe do t'ju kafshojë."-deklaroi numri 1 i napoletanëve.

I pyetur për largimin e Sarrit nga klubi jugor, De Laurentiis e ka përshkruar atë si të pakuptimtë.

“Nëse të gjithë bëjnë çmenduri për të blerë lojtarët tanë do të thotë se kemi një grup me shumë vlera dhe kualitet. Ndërkohë që lamtumira me Sarrin erdhi pas një situatë të turbullt. Nëse ke lojtarë me klauzolë largimi në vlerën e 60 milionë eurove dhe nuk i lejon të luajnë, atëherë dëmton skuadrën tënde, duke mos përdorur potencialin që ke në dispozicion, sigurisht që do të përfundosh jashtë garës së titujve, sepse nuk mban dot ritmin e tyre. Gjithsesi, raporti me Maurizio Sarrin u thye në momentin që më tha se nuk ishte i sigurt nëse do të bënte dot më shumë me këtë skuadër. Kishte hyrë në fazën kur një trajner mendon për pensionin e artë. I kërkova të më jepte një përgjigje se çfarë donte të bëntë për këtë edicion dhe nuk e bëri diçka të tillë, u tregua i paedukatë”.-përfundoi De Laurentiis . 

Megjithatë, vetëm sezonin e kaluar, De Laurentiis e përshkroi trajnerin e tij si një gjeni ...

EMISIONET