De Laurentiis bën "dhuratën" e parë për Carlo Ancelottin

De Laurentiis bën "dhuratën" e parë për Carlo

Napoli nuk bën hapa pas për Kalidou Koulibaly.

Formacioni i drejtuar nga Carlo Ancelotti e ka nisur fazën e rindërtimit nga mbrojtësi senegalez, dhe sipas "Tuttomercatoëeb" Koulibaly është goditja e parë në merkato e Napolit. Ato kanë rinovuar kontratën e re me të me vlerën e 6 milion eurove në vit, futbollisti më i paguar në klub, si dhe kanë hequr klauzolën e largimit.

Një kontratë që i shërben Napolit për të mos u trembur nga ofertat sheike të gjigandëve të futbollit Evropian, me Manchester United që vetëm pak ditë më parë ofroi 100 milion euro. Barcelona, Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Chelsea gjithashtu janë të interesuar, por Napoli nuk ka ndërmend të shesë.

Kjo duket se është dhurata e parë e Aurelio De Laurentiis në këtë merkato për Carlo Ancelottin, i cili ka firmosur në "San Paolo" me objektivin e vetëm, të sjellë në jug titullin kampion.

EMISIONET