De Bruyne sinjale Juventusit, mesfushori dëshiron Ronaldon dhe Champions

De Bruyne sinjale Juventusit, mesfushori dëshiron Ronaldon dhe Champions

Kevin De Bruyne është i pasigurt për të ardhmen e tij tek Manchester City, nëse skualifikimi i shkaktuar nga UEFA nëse konfirmohet nga CAS. Por edhe dëshira për të luajtur me Cristiano Ronaldon. Belgu i ka dhënë një sinjal Juventusit, por tani mbetet të shihet si do të veprojë Zonja e Vjetër.

Sipas Agtha Christi, tre të dhëna japin prova. Por gjithmonë është më mirë të kesh dy se një, apo edhe zero. Jemi në një gjendje embrionale të një negociimi të mundshëm, por sinjalet që ka nisur Kevin De Bruyne në javën e fundit sugjerojnë një merkato të zjarrtë, me Juventusin të gatshëm të afrojë një kampion në kulmin e karrierës së tij.

Mesfushori i Manchester City, në një intervistë për një gazetë belge, tha se dy vjet pa Champions League, midis koronavirusit dhe skualifikimit për shkeljet e Fair Play financiar, do të ishin shumë dhe se një skenar i tillë mund ta shihte atë larg Qytetarëve.

Në pritje të rezultatit të ankimimit të paraqitur nga klubi anglez në CAS, De Bruyne filloi të shikojë përreth. Në një deklaratë tjetër, e cila daton në fund të muajit prill, mesfushori ka lënë të flasë frazat që po nxisin ëndrrat e tifozëve të Juventus: “Do të doja të luaja me sulmues si Cristiano Ronaldo. Për mënyrën sesi unë luaj në fushë, sulmuesit janë shumë të rëndësishëm. CR7 do t’i konkludonte asistet e mia me lehtësi".

Si do t’i interpretojë Juventusi këto sinjale? Vështirë të thuhet, Sarri sigurisht që e vlerëson shumë lojtarin, aq sa në kohën e Napolit ai i mësoi Zielinski vetëm lëvizjet tipike të belgut: nëse ka një lojtar ideal për mesfushën e trajnerit të Juventusit është De Bruyne.

Sigurisht, paratë janë pengesa më e madhe për të kapërcyer, por skualifikimi i shkaktuar nga UEFA (nëse konfirmohet nga CAS) dhe kriza e lidhur me koronavirusin, i cili do të ulë fluksin e parave në futboll per disa vjet, mund të favorizojnë Juventusin.

Shkuarja nën 100 milion euro për kartonin e tij tashmë do të ishte një sukses, ne po flasim për mesfushorin ndoshta më të kompletuar në botë. Dhe është një shpenzim, sado i kushtueshëm, i aftë të përvetësohet pjesërisht nga shitja e disa emrave të mëdhenj që mund të paketojnë çantat e tyre. Dy mbi të gjitha, Pjanic dhe Higuain.

EMISIONET