De Bruyne e Sterling "shkërmoqin" Arsenalin, City ndjek këmba-këmbës Liverpool

De Bruyne e Sterling "shkërmoqin" Arsenalin, City ndjek

Manchester City nuk lëshon pe në garën për titullin kampion të Premier League. Kampionët në fuqi të Anglisë kanë mposhtur në kryesfidën e javës së 17-të Arsenalin me rezultatin e pastër 3-0.

Gjithçka u vendos në fraksionin e parë të takimit, me të besuarit e Pep Guardiolës që shënuan me anë të Kevin De Bruyne, dopietë dhe Sterling.

Pas 17 takimeve të para, City qëndron në vendin e tretë me 35 pikë, 14 më pak se Liverpool kryesues dhe gjashtë para Chelsea.


EMISIONET