Për të parën herë 6 muaj pas heqjes së lejes së qarkullimit, David Beckham është fotografuar duke i dhënë makinës.

Ish-futbollisti, 44 vjeç me një makinë tip “Land Rover Defender” u pa në një rrotullim në Londër, mëngjesin e kësaj të marte.

Ai u pa nën shoqërinë e vajzës së saj Harper, e cila ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit.

Babait të katër fëmijëve iu hoq e drejta e qarkullimit në maj, pasi u kap me telefonin e tij në gju, ndërsa ngiste makinë “Bentley 100K”.

Gjykatësi i Qarkut Catherine Moore gjithashtu i dha Davidit një gjobë prej 750 paund dhe shtoi 6 pikë në licencën e tij për veprën penale.

Gjykatësi Moore i tha Beckham: "Kam parasysh se ishte në trafik dhe lëvizje të ngadaltë, por nuk është asnjë justifikim. Kjo ende krijon rrezik për të tjerët. Unë ju skualifikoj për gjashtë muaj dhe kjo fillon menjëherë. Nuk do jesh në gjendje të drejtosh një makinë ose një motor për një periudhë prej gjashtë muajsh."

/Ora News.tv/