Dashamir Shehi: Presidentit i kanë lënë pak hapësirë, shteti ka rënë

Dashamir Shehi: Presidentit i kanë lënë pak hapësirë,

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se presidentit, Ilir Meta nuk i është lënë hapësirë. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Shehi tha se ambicia e Ramës për ta pasur çdo pushtet  nuk i ka lënë shumë hapësirë presidentit.

Sipas Dashamir Shehit, kjo ka bërë që kreu i shtetit fatkeqësisht të dalë mbi palët.

Fakti që një gjykatës nuk betohet para presidentit, por para noterit, sipas Shehit do të thotë që shteti ka rënë.

Dashamir Shehi: Unë gjykoj që mbi palët nuk është fatkeqësisht. Pse nuk është mbi palët? Këta i kanë lënë kaq pak hapësirë presidentit. Kjo kushtetuta e Shqipërisë e shkatërruar që në 2008, sidomos lufta politika, ambicia e Ramës për ta pasur çdo pushtet , kjo luftë pa kriter nuk i ka lënë shumë hapësirë presidentit. Nga ky lloj pozicioni nuk është se ka mundësi për të bërë mbi palët. Unë nuk jam nga këta tifozët e zotit Meta. Unë e di fort mirë që zoti Meta i ka  të gjithë defektet e veta, i ka dhe të gjitha zigzaget e veta politike për të cilat unë nuk bie dakord dhe nuk ndryshoj ide për këtë punë. Por për këtë rast që po flasim, zoti Meta ka të drejtë. Nëse një gjykatës duhet të betohet para Presidentit, para shtetit, po shkon tek noteri, kjo tregon se ka rënë shteti dhe këtu nuk e ka fajin Meta.

Shehi tha se Rama po krijon kopje të institucioneve të komunizmit.

Dashamir Shehi: Në një vend si ky i joni, për ata që kanë minimum kulture kushtetues raportet kushtetuese midis institucioneve janë kaq të përçudnuara saqë të kërkosh ti heqësh presidentit këto që ka, hiqe presidentin fare dhe kthejmë sekretarin e parë të partisë dhe mbarojmë punë. Ky e ka kthyer tamam në sekretar të parë, në komitet ekzekutiv, me flet rrufe. Të gjitha këto institucione janë kopje të këqija të komunizmit. Në mendje të kësaj qeverie është formula e vjetër e komunizmit, e cila thotë ti marrim të gjitha pushtet. 

EMISIONET