DASH: Palmer dhe Grenell do të punojnë ngusht për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

DASH: Palmer dhe Grenell do të punojnë ngusht për

"Shtetet e Bashkuara shohin një mundësi historike për Serbinë dhe  Kosovën që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të  normalizuar raportet midis tyre", i tha Radios Evropa e Lirë një  zëdhënës në Departamentin Amerikan të Shtetit.

"Vendimi i presidentit për të emëruar të dërguarin Presidencial për  Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënvizon përkushtimin e  Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet për popullin e  Serbisë dhe të Kosovës", thuhet në përgjigjen e DASH-it.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar të enjten mbrëma  ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e  presidencial për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në muajin gusht të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit ka emëruar gjithashtu të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. 

DASH thotë se zoti Palmer do të punojë ngusht me zotin Grenell për të  arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. 

"I dërguari i posaçëm Palmer gjithashtu do të vazhdojë të punën e tij  të rëndësishme për t’ia afruar rajonin Perëndimit, duke punuar me  qeveritë në avancimin e reformave dhe për t’i forcuar ato kundruall  ndërhyrjeve të jashtme malinje, dhe duke i ndihmuar t’i tejkalojnë  çështjet të cilat janë duke penguar aspiratat e tyre evropiane dhe  euro-atlantike", thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të  Shtetit, dërguar Radios Evropa e Lirë. 

EMISIONET