Ky është momenti kur një 33 vjeçare shqiptare arrestohet nga policia italiane në mes të rrugës, pranë një stacioni autobusi në Raguza. 

Gruaja u kap me rreth 700 gram kokainë, vlera e të cilës në tregun me pakicë është rreth 50 mijë euro. 

Policia e kishte vënë nën vëzhgim shqiptaren me iniciale A.C, dhe i kërkoi kontrollin e çantës së shpinës, duke gjetur brenda dy pako me lëndën narkotike. 

Shqiptarja kishte hyrë në mënyrë të parregullt në territorin italian. Sipas "Ansa", pas kryerjes së burgimit, ajo do të dëbohet nga Itali duke u rikthyer në vendin e lindjes.

/Ora News.tv/