Dalin pamjet e momentit dramatik kur u shemb ura në Xhenova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2018, 15:31
Policia italiane ka publikuar pamjet e momentit të shembjes dramatike të urës Morandi në Xhenova, që la pas 43 persona të vdekur.
Momenti i shembjes është fokusuar në një kënd nga kamerat e sigurisë.
Midis viktimave ishin edhe dy të rinj shqiptarë që gjetën vdekjen duke kaluar me makinat e tyre mbi urën e amortizuar.
Tragjedia e ndodhur më 14 gusht ka shkaktuar reagime të shumta jo vetëm në Itali për gjendjen e urave dhe rolin e koncesionarëve.