Dako në kërkim të fondeve për mbetjet urbane në Porto Romano

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka folur për herë të parë në lidhje me integrimin e mbetjeve urbane në Porto Romano, një shqetesim 20-vjecar i qytetareve durrsake. 

Teksa ndodhej i pranishem ne në takimin Ndërajonal “MED Green Growth”, Dako tha për Ora News se menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane ne Porto Romano eshte prioritet për Durrësin. Teksa takime te tilla i konsideroi mjaft të rëndësishme, kryebashkiaku tha se janë një stimul më shumë për ta kthyer Durrësin në një qytet me industri  të qendrueshme apo dhe rivitalizim të mëtejshëm të tij, për krijimin e sa më shumë zonave të gjelbërta dhe menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Vangjush Dako: "Sfida e madhe është e ajo e zgjidhjes së problemit përfundimtar të fushës së mbetjeve urbane. Ka hyrë në procedurë së bashku me qeverinë për ta zgjidhur. Rëndësi ka dhe vazhdimi i bashkëpunimit me qytete të tjera europiane për të thithur fonde."  

Dako shprehet se teknikisht është zgjidhur problemi i intergrimit të mbetjeve në Porto Romano, ndërsa tashmë vetëm gjetja e  fondeve i mban plehrat e Durrësit në vendgrumbullimin e Porto Romanos.

Vangjush Dako: "Ka nisur procesi.  Kemi bashkërenduar punën ndërmjet tre institucioneve, ministrive dhe Fondit shqiptar të Zhvillimit për ti dhënë zgjidhje përfundimtare nga ana financiare."

Qyteti bregdetar i Durrësit konsiderohet ndër më të ndoturit ne vend, pasi në territorin e tij janë tre vendgrumbullim pleherash një në Porto Romano, në Sukth dhe Maëez, të cilat digjen në ambjent të hapur.



EMISIONET