Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako thotë se është i gatshëm të ballafaqohet në çdo rast kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa shton se e vetmja gjë që nuk mund t’i bëjë opozitës është fitorja e Durrësit. Reagimi vjen ndërkohë që kreun i PD-së Basha e akuzoi Dakon si është kapur duke bashkëpunuar me kriminelë.

 Dako: Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në cdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë!

E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua.

Gjithë të tjerat me këtë lloj soji janë humbje kohe. Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar.

/Ora News.tv/