Daçiç: SHBA dhe Rusia kanë folur për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

Daçiç: SHBA dhe Rusia kanë folur për ceremoninë e

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të organizuar ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ftojnë edhe vende të tjera, dhe se këshilltar i presidentit Trump për siguri kombëtare John Bolton për këtë ka folur me presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.

“Për ta [SHBA] është e rëndësishme që Rusia të dakordohet dhe të marrë pjesë në këtë [marrëveshje], me përjashtim të pjesë së udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE). Fuqitë e mëdha duhet të jenë garantues të marrëveshjes, sepse duhet të kalojë nëpër Këshillin e Sigurimit”, ka thënë Daçiq për gazetën serbe “Politika”.


I pyetur se sa është e rëndësishme për presidentin amerikan zgjidhja e çështjes së Kosovës, Daçiq ka thënë se Donald Trump niset nga parimi se mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.

“Në qoftë se arrihet marrëveshja, kjo është një gjë e madhe pozitive për gjithë rajonin dhe për të gjitha vendet që do të jenë garantuese, përfshirë vendin në të cilën do të nënshkruhej – Shtetet e Bashkuara. Kjo është një plus për politikën e Trumpit dhe për Shtetet e Bashkuara”, ka thënë është Daçiq.

Në veçanti, sipas Daçiqit, në qoftë se për këtë dakordohen Beogradi dhe Prishtina, do të ishte suksesi i tyre [amerikanëve] diplomatik.

“Por, tani për tani, nuk ka indikacione se do të ketë një ndryshim formal në formatin e dialogut, respektivisht përfshirjen e Amerikës, sepse ai do të duhet të ndryshojë gjithashtu në një mënyrë shumë formale”, tha Daçiq.

Ai tha se “pa marrë parasysh se sa BE-ja do të jetë e preokupuar me problemet  e saj, edhe më tej do të vazhdojë t’i përmbahet këtij formati, por do të ketë nevojë, siç tha Trump, që të mos humbet  momentumi dhe të mos pritet shumë. Formalisht, përfshirja e Shteteve të Bashkuara në dialog nuk ishte e paraparë. Ata kurrë nuk e kërkuan këtë”, tha Daçiq.

Daçiq tha se procesi i negociatave është në  defansivë totale dhe në pat pozicion, dhe se për të vazhduar dialogun është e nevojshme që Kosova  të tërheq taksën e vendosur ndaj produkteve të  Serbisë.


EMISIONET