Në seancën e OKB-së për Kosovën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka paraqitur një certifikatë të lindjes të Serbisë, që mbante emrin e ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, duke thënë se ajo shtetase e Serbisë dhe se kurrë nuk ka hequr dorë nga kjo shtetësi.

“Ti ende je qytetare e Serbisë.”, tha Daçiç derisa po e bënte publike certifikatën.

Në anën tjetër, Çitaku është përgjigjur në rrjetin social Facebook duke thënë se “për arsye të pakapshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte ide e mirë të gjenin një kopje të ‘certifikatës sime të lindjes’ dhe ta prezantojnë para Këshillit të Sigurimit. Teksa vlerësoj interesimin e tyre për figurat politike të Kosovës, më duhet të them se ka kaluar në obsesion të skajshëm”.

“P.S. Serbia ka vjedhur regjistrin civil, të dhënat kadastrale, artefaktet e të tjera. Ata s’kanë turp, e nuk e fshehin”, ka shkruar Çitaku.

/Ora News.tv/