Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, e ka cilësuar vendim politik lirimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Tomor Morina, i arrestuar nga autoritetet maqedonase me kërkesë të Serbisë për krime lufte.

Ish-ushtari i UÇK-së është liruar dje nga burgu i Shutkës dhe ka hyrë në Kosovë, pasi gjykatat në Maqedoninë e Veriut vendosën mos e ekstradojnë në Serbi.

“Dështimi i Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e ish-anëtarit të UÇK-së Tomor Morina në Serbi është një vendim politik”, tha Ivica Daçiç.

“Nëse dikush është në kërkim për arrestim nga Interpoli, çfarë mund të mendojë, nëse do ta dorëzojë atë, apo jo? Ekzistojnë padyshim arsye politike për një gjë të tillë,” shtoi ai.

Kryediplomati serb risolli në vëmendje edhe rastin e Francës, e cila gjithashtu liroi Ramush Haradinaj.

Për Daçiç, është një problem i madh që Haradinaj dhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së nuk do të përgjigjen për krimet e luftës para gjykatave të Kosovës dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

"Ata kurrë nuk do të përgjigjen. Është një amnisti për terroristët, njerëzit që kanë kryer krime lufte, dhe kjo është e papranueshme. Morina dhe pjesa tjetër nuk do të përgjigjen kurrë, "tha ministri i jashtëm i Serbisë, duke shtuar se" vendet perëndimore po kërkojnë që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit, dhe ata nuk e respektojnë atë organizatë. "



/Ora News.tv/