Për juristin Jordan Daci, parlamenti nuk po i bën detyrat që i ka miratuar kushtetuta.

I ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, ai u shpreh parlamenti po shkel kushtetutën, por presidenti nuk e ka në kompetencë për të shpërndarë parlamentin.

Referuar dekretit që firmosi Meta në shesh, Daci tha se ishte një dekret i zakonshëm dhe se firmosja e një dekreti për shpërndarjen e parlamentit do ta thellonte më shumë krizën.

Jordan Daci: Presidenti është përpara një fakti të jashtëzakonshëm. Kemi po ashtu edhe një parlament që nuk po bën detyrat që i miraton kushtetuta. Deputet në parlament kanë pranuar dhe praktikisht po shkelin kushtetutën. Po miratojnë çdo gjë edhe në kundërshtim me kundërshtim me kushtetutën. Kjo e delegjitimon një deputet. Por, presidenti nuk  e ka kompetencën për ta shpërndarë parlamentin, por kam përshtypje se ai ka përdorur simbolika të caktuara. 

Dekreti që firmosi ishte një dekrete krejt i zakonshëm. Nga pikëpamja kushtetuese, nuk ka të drejtë t’i ndërpresë mandatin kuvendin. Nga ana tjetër i vetmi shkak që ai mund të përdorë, që do të hante debat nga ana kushtetuese, ai  mund të bëjë një dekret duke parë që parlamenti nuk plotëson numrat dhe shkel kushtetutën, por kuvendi nuk do ta njihte. Një dekret i tillë nuk do ta zgjidhje këtë situatë, por do ta thellonte më tej. 

/Ora News.tv/