Daci: Besnik Muçi është i shkarkuar. Procedura, juridikisht e pastër

Daci: Besnik Muçi është i shkarkuar. Procedura, juridikisht e

Juristi Jordan Daci i ftuar na emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se shkarkimi i prokurorit Besnik Muçi është procedurë juridikisht e pastër dhe tashmë ai është i shkarkuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.  

Daci: Muçi u propozua në Gjykatë Kushtetuese, nuk iu ndërpre asnjë ditë mandati si prokuror dhe në momentin pa iu ndërprerë mandati kaloi në anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky vettingu nuk e kaloi se ishte brenda sistemit. Nëse zotëria do kishte bërë dorëheqje nga detyra e prokurorit qoftë edhe 1 minutë dhe pastaj do riemërohej si anëtar i Kushtetueses, atëherë duhet të ndërpritej procesi i rivlerësimit kalimtar. Për rrjedhojë do shpallte pushimin e çështjes Komisioni i Apelimit. Në rastin konkret nuk iu ndërpre për asnjë moment. Ai është shkarkuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Si pasojë juridike është rregullsi.


EMISIONET