Çudit mësuesja e jogës: U shërova duke pirë urinën time

Një biznesmene e suksesshme ka zbuluar sekretin e saj për një trup të përsosur. Kayleigh Oakley pi çdo mëngjes urinën e saj dhe lyen fytyrën me të. Menjëherë pas kësaj procedure, bën një dush. Kayleigh jep edhe mësime joga.

33-vjeçarja zbuloi se ky veprim e ka ndihmuar për të patur një lëkurë të pastër si dhe për disa probleme shëndetësore.

Kayleigh ka patur një sistem të ulët imuntar prej vitesh dhe është diagnostikuar me sëmundjen Hashimoto (sistemi autoimun) që prej moshës 15-vjeçare.

Dy vite më vonë, ajo mësoi se ka lodhje kronike që i shkaktonte dhimbje në të gjithë trupin.

“Kam qenë e sëmurë për një kohë të gjatë dhejeta më dukej punë shumë e vështirë. Nëse dikush rreth meje nuk do ishte në gjendje të mirë shëndetësore, edhe unë sëmuresha. Nëse do bëja aktivitet fizik, mund të qëndroja në krevat për një javë”, tha ajo.

Më pas mësoi terapinë e urinës gjatë bisedave të njerëzve të tjerë. Tani, ajo pi çdo mëngjes një gotë urinë pasi mban toksinë që e ndihmon për sistemin imunitar.

 

EMISIONET