CSI Piemonte dhe qeveria jonë: si tenxherja kapakun

CSI Piemonte dhe qeveria jonë: si tenxherja kapakun

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj trajtoi mbrëmjen e sotme procesin e regjistrimit të adresave. Sipas Myftaraj, kompania italiane CSI Piemonte që fitoi tenderin së bashku me dy kompani shqiptare shiti vetëm emrin, pasi procesi u realizua nga dy kompanitë shqiptare të paspecializuara për atë punë.

Pikërisht lidhur me këtë tha Myftaraj,  Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale ka gjobitur CSI dhe kompanitë e tjera. 

Zyra e komisionerit e konstatoi fare lehtë se nuk ishte marrë asnjë masë për trajnimin e personave, punonjësve të angazhuar për të mbledhur të dhënat personale megjithëse dihej rëndësia e tyre dhe kishte ligje për këtë punë.

Myftaraj: Pak kohë më parë komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, një institucion i krijuar me ligj dhe i zhveshur nga parlamenti për të qenë të sigurt të gjithë ne që të dhënat tona personale të cilat ja japim shtetit ose i dorëzojmë në institucione të ndryshme nuk do të keqpërdoren. Komisioneri i të dhënave personale doli me një vendim që nuk ndeshet askund në botë, tha vendimet e gjykatave nuk do të publikohen online sepse në to ka të dhëna personale dhe nëse publikohen mund të keqpërdoren, mund të jenë konfidenciale. Në të gjithë botën vendimet e gjykatave publikohen për arsye studimore, përderisa thuhet se gjyqi bëhet me dyer të hapura dhe publikohet dhe vendimi që ka të bëjë me të dhëna lidhur me çështjen. 

Çështja e parë nuk ka lidhje me çështjen e sotme por më jep shkas për të trajtuar temën e sotme sepse i njëjti komisioner, Besnik Dervishi, që është komisioner për mbrojtjen e të dhënave personale me një vendim të tij ka pohuar praktikisht se këtu është shteti ai që nuk respekton ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. U bë një fushatë e madhe për evidentimin e adresave tona, u bë një reklamë e madhe në TV, publicitet në vitet 2016-2017. Erdhën ekipe derë më derë për të mbledhur të dhëna personale, duke nisur nga adresa dhe të tjera dhe gjithçka u bë marrë shkas nga një ligj. U bë një tender ku i gjithë projekti ishte një bashkëpunim i Miistrisë së Brendshme dhe OSHEE. Projekti kishte titullin" për identifikimin dhe popullimin e adresës për çdo shtetas në terren".

U bë një tender me vlerën, me fondin limit 856 milion lekë pa TVSH, 8.5 miliard lekë të vjetra. Këtë tender e fitoi një konsorcioum, CSI Piemonte e Italisë. Është një kompani publike e krijuar nga bashkëpunimi i krahinës së Pimetontes dhe bashkisë së Torintos 40 vjet më parë për të bërë dixhitalizimin e të gjithë administratës publike, gjithë shërbimeve atje. CSI Piemonte me gjithë problematikën që ka është një kompani e shërbimeve publike serioze, por është serioze në Itali. Këto kompani kur fitojnë një tender në një vend tjetër, aq më tepër në një vend si Shqipëria sillen sipas seriozitetit të partnerit, shteti ku ka shkuar. Në rastin e Shqipërisë CSI Piemonte u thirr vetëm për të shitur emrin që ka dhe tenderin e ftoi në bashkëpunim me dy kompani shqiptare që praktikisht do të bëjnë punën pa qenë të specializuara. Këto dy kompani janë Datech dhe Çelësi.shpk.

Ministria e Brendshme që duhet të ishte instucioni kryesor i interesuar e përjashton veten, ja lë OSHEE, e bën OSHEE kontratën me CSI dhe dy kompanitë e tjera. Këto kompanitë marrin nënkotraktorë. Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale bën një kontroll pas ankesave. Ka gjobuar CSI dhe kompanitë e tjera. CSI nuk ka informuar kontrolluesin, OSHEE. Zyra e komisionerit e konstatoi fare lehtë se nuk ishte marrë asnjë masë për trajnimin e personave, punonjësve të angazhuar për të mbledhur të dhënat personale megjithëse dihej rëndësia e tyre dhe kishte ligje për këtë punë.


EMISIONET