Mediat greke raportojnë se Greqia ka shënuar viktimën e parë nga koronavirusi, referuar një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë në vendin fqinj.

Bëhet fjalë për një qytetar grek 66-vjeçar në Patra, i cili ishte intubuar në 6 mars.

Mëngjesin e 10 marsit, pacienti pësoi një përkeqësim të ndjeshëm, i cili përparaoi në insuficencë poliorganike.

I moshuari ishte kthyer në Greqi nga "Toka e Shenjtë" dhe kishte shfaqur shenjat me koronavirus.

66-vjeçari vuante dhe nga disa sëmundje të tjera, përfshirë sëmundjet e zemrës.

/Ora News.tv/