COVID-19 në Spanjë, 1326 të vdekur, 324 në 24 orët e fundit

COVID-19 në Spanjë, 1326 të vdekur, 324 në 24 orët e

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë raportuar edhe 324 viktima si pasojë e COVID-19 duke e çuar numrin në total 1326.

Edhe rastet e të infektuarve janë rritur me 25 përqind me një total prej 24,926 personash.

Ditën e djeshme qeveria spanjolle njoftoi se rreth 50 mijë mjekë e infermierë të tjerë do të jenë në dispozicion për të luftuar pandeminë.

Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa njoftoi se prej tyre shumë janë studentë të mjekësisë dhe mjekë e infermierë që kanë dalë në pension.

Qeveria ka vënë në dispozicion një shumë prej 210 mln eurosh për të ndihmuar vendin që të luftojë këtë krizë.

Shpërndarja e saj do të bëhet në bazë të numrit të të infektuarve dhe popullsisë në rajone të ndryshme të vendit.

Gjithashtu masat e marra prej qeverisë janë shumë të rrepta. Disa video kanë qarkulluar në rrjet dhe nëpër mediet e huaja se policia madje ka ushtruar dhe dhunë për të gjithë ata persona që thyejnë masat e vendosura.

SHIKONI EDHE: Rama publikon videon nga Spanja ku policia godet me shkop gome qytetarët dhe paralajmëron

EMISIONET