COVID-19, Manastirliu: Linjë e gjelbër falas për këshilla për qytetarët

COVID-19, Manastirliu: Linjë e gjelbër falas për këshilla

Linja 0800 40 40 falas për t’ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me COVID-19. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu lajmëroi sot vendosjen e një linje të gjelbër falas për qytetarët për këshilla dhe pyetje që lidhen me COVID-19.

Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se sim und të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të COVID-19

0800 40 40 do të jetë linjë e dedikuar këshilluese ndërsa numri unik 127 i urgjencës kombëtare do të shërbeje për urgjencat, edhe për ato që lidhen me COVID-19.

EMISIONET