Kristiano Rolando jep ndihmën e tij për të luftuar koronavirusin. Sulmuesi i Juventusit, që ndodhet në “karantinë” në Madeiran e tij, ka vendosur që t’u dhurojë 1 milion euro spitaleve portugeze.

Një gjest i vogël nga dikush që fiton më shumë se 100 milionë euro në vit, por që vlen shumë dhe është një ndihmë e madhe në një kohë kur emergjenca e koronavirusit është gjithnjë e më konkrete.

Ronaldo dhe agjenti i tij, Zhorzhe Mendesh, do të financojnë tre njësi terapie intensive: dy në spitalin “Santa Maria” të Lisbonës që ka 20 shtretër, një në spitalin “Santo Antonio” i Portos me 15 shtretër .

/Ora News.tv/