Coutinho: Kosta Rika na vendosi në vështirësi, krenar për atë që dhamë në fushë

Coutinho: Kosta Rika na vendosi në vështirësi, krenar për

Philippe Coutinho ishte autori i golit të parë, në fitoren 2-0 që Brazili arriti përballë Kosta Rikës. Ylli i Barcelonës pranoi se ndeshja ishte tepër e ashpër dhe përgëzoi skuadrën që besoi tek fitorja deri në fund.

"E prisnim të ishte  një ndeshje e vështirë dhe ashtu ndodhi. Ne treguam durim për të luajtur deri në minutën e fundit ku u shpërblyem me këto dy gola. Ne e dimë se përgjegjësia është e madhe kur luan për Brazilin. Emocionalisht, profesori Tite)gjithmonë thekson forcën mendore që na nevojitet që nga fillimi deri në fund."-përfundoi mesfushori 26 vjeçar.

Brazili është i pamposhtur në 13 ndeshje, duke pësuar vetëm tre gola gjatë garës.

EMISIONET