Conte mendon për merkaton, zbulohet objektivi primar i Interit

Hemoragjia e dëmtimeve ka goditur Interin në këtë fazë të sezonit.

Zikaltërit humbën për 1 muaj edhe sulmuesin, Matteo Politano, i cili i bashkohet në infermieri "bomberit" të ardhur nga Manchester United, Alexis Sanchez. Dy mungesa mjaft të rëndësishme këto për ekipin e Antonio Conte, që tashmë ka shumë pak alternativa. E për këtë shkak, ndërhyrja në merkaton e janarit është e pashmangshme.

Periudhë që pritet të sjellë ndryshime në repartin e avancuar. Rodrigo De Paul është emri që pëlqehet më tepër, me mesfushorin e Udinese që ndiqet prej kohësh nga drejtuesit zikaltër. Gjithsesi, sipas "Corriere dello Sport", muaji janar i vitit 2020 do të jetë edhe ai i së vërtetës, me Beppe Marotta që kërkon të bëj çmos për t'ia vënë në dispozicion Contes.

Udinese kërkon rreth 35 milionë euro për kartonin e 25 vjeçarit, por Moratta ka gati formulën. Fillimisht, drejtori i përgjithshëm i milanezëve do të kërkojë huazimin e tij me të drejtë blerjeje.

EMISIONET