Çollaku: Beogradi shqetësohet pse Kosova ka kryeministër Albin Kurtin

Çollaku: Beogradi shqetësohet pse Kosova ka kryeministër Albin

Sipas anëtarit të këshillit kombëtar të PD Kreshnik Çollaku, Beogradi është shumë i shqetësuar pse Kosova ka kryeministër Albin Kurtin. I ftuar në hapësirën intervistës në ‘RTV Ora’, Çollaku tha se në përballjen mes Kurtit dhe Vuçiç në Mynih, pret që kryeministri i Kosovës të jetë një negociator i vështirë për presidentin serb.

Kreshnik Çollaku: ‘’Mendoj që në Beograd janë shumë të shqetësuar pse Kosova ka një kryeministër si Albin Kurti. E para sepse ai është një politikan kokëfortë, i vendosur, një njeri që beson në idetë e tij dhe ka mbështetjen e popullit të Kosovës.’’

‘’Nëse do të jetë e njëjta retorikë, është çështje forme. Kostumi i një kryeministri, marrëdhëniet me të tjerë, qofshin këta kundërshtarë dhe armiq, u detyrohet një mënyrë protokolli në komunikim.’’

‘’Unë nuk kam asnjë dyshim që Albin Kurti do t’i qendrojë stoik parimit që thënë dje, ka thënë sot dhe që ka mbështetjen e njerëzve dhe për këtë u votua.’’

‘’Mendoj që Albin Kurti ka për të qenë një negociator i vështirë për Vuçiç por ky është një element shumë i mirë Për mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare në këtë përplasje. ‘’

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, pritet këtë fundjavë të përballet për herë të parë personalisht me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Dy shtetarët do të jenë të ftuar në një konferencë me dyer të mbyllura për sigurinë, që zhvillohet të premten deri të dielën në Mynih të Gjermanisë.   

 

EMISIONET