Çmimi marramendës i unazës së fejesës së Lady Gagës

Lady Gaga vetëm pak ditë më parë konfirmoi lajmin se është fejuar, pavarësisht se e mbajti unazën në gisht pa u vënë re për më shumë se 9 muaj.

Ndërsa u nderua në 'Women In Hollywood Awards' të zhvilluar nga revista Elle në në Beverly Hills të hënën, këngëtarja konfirmoi fejesën me Christian Carino.

Ajo e falenderoi 49-vjeçarin duke iu drejtuar si i 'fejuari i saj'.

Pas kësaj të gjithë vunë re unazën e fejesës që Lady mbante në dorë.

Unaza me diamant rozë është vlerësuar të ketë një vlerë 1 milionë dollarë, raporton Daily Mail.

EMISIONET