Çmenduria/ Transferoi 22 lojtarë brenda 2 orëve, klubi turk bëhet gati për rekord "Guinnes"

Çmenduria/ Transferoi 22 lojtarë brenda 2 orëve, klubi turk

Merkato është një nga periudhat më të ndërlikuara për një skuadër futbolli dhe jo vetëm.

Ditët e caktuara nga UEFA për kalimin e një futbollisti nga njëra skuadër në tjetrën janë shumë të ngarkuara, dhe shumë klube vihen në lëvizje për të përgatitur dokumentin e nevojshëm për të firmosur kontratën me një "X" lojtar. Por sa kohë duhet që një skuadër të forcojë ekipin?

Mbase duhet shumë, por ajo që kanë bërë drejtuesit e Elazigspor meriton të shkruhet në librin e rekordeve "Guinnes". Klubi turk i kategorisë së dytë transferoi plot 22 futbollist në vetëm 2 orë.

"Ne ishim në të njëjtën kohë në bisedime me FA lidhur me ndalimin e transferimit dhe me lojtarët që donim të sillnim. Pasi merkato u mbyll arritëm të kontaktojmë lojtarët dhe të përfundojmë transferimet brenda dy orëve".-tha ish-presidenti i skuadrës turke.

Cengizhan Akgun, Ahmet Sabri Fener, Serge Akakpo, Emrah Gur, Abdulkadir Kayali, Muhammed Ildiz, Dersim Sahan Kaynak, Trahor Boubacar, Gokhan Akkan, Mustafa Eskihellac dhe Nuh Naci Kërrankocoglu kanë nënshkruar kontratë një vjeçare, me opsion dhe për një tjetër.

Ndërkohë, Bakemenga, Emir Gokce, Murat Ceylan, Ahmet Burak Solakel, Kadir Bekmezci, Rustu Hanli, Serdar Ozbayraktar, Tufan Kelleci, Yigitcan Erdogan, Diallo dhe Georgiadis, janë bashkuar deri në fund të sezonit. Gjithashtu, Elazigspor ka shkarkuar menaxherin Orhan Kaynak dhe po kërkon për një trajner të ri, duke e thelluar akoma më tepër rekordin që vështirë se do të ketë sfidues.

EMISIONET