"Çmendet" Reali, bën gati mega-ofertën për Milinkoviç-Saviç

"Çmendet" Reali, bën gati mega-ofertën për

Real Madridi është i gatshëm të paguajë 155 milionë euro për mesfushorin e Lazios, Sergei Milinkovic Savic.

Lajmi është konfirmuar nga vetë agjenti i yllit serb Mateja Kezman.

Milinkoviç-Saviç është shfaqur si një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, me Manchester United që më parë ka qenë e interesuar për Savic.

23-vjeçari ka pohuar se është i kënaqur me jetën në klubin e tij të tanishëm, por sipas "Corriere dello Sport", tek Reali janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për lojtar këtë verë.

Raporti sugjeron që Kezman e ka informuar Lazion se Real ka vendosur të paraqesë një qëndrim për Milinkoviç-Savic, me gjigandët spanjollë të etur për të hapur negociatat.

Fondet mund të rriten nga kalimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos në Juventus dhe shitja e mesfushorit Mateo Kovaçiç.

Milinkoviç-Savic ende ka katër vjet të mbetura në kontratën e tij të Lazios.

EMISIONET