Cilat akse nacionale do të jenë të bllokuara dietën e diel?

Cilat akse nacionale do të jenë të bllokuara dietën e diel?

Si pasojë e masave të marra për mos përhapjen e koronavirusit nga dita e diel do të ndalohen qarkullimi brenda qyteteve:

Fier

Lezhë

Vlorë

Lushnje

Shkodër

Elbasan

Po ashtu ndalohet qarkullimi i automjeteve pa leje nga Policia e Shtetit në akset rrugore nacionale:

Fier-Vlorë

Vlorë-Lushnje

Shkodër-Lezhë

Elbasan-Korçë

Ishte vetë kryeministri Rama ai që përmes një video live në Facebook shpjegoi masat shtrënguese që do të aplikon nga e diela, përfshirë edhe lëvizjen.

Rama shtoi se të gjitha automjetet që duan të lëvizin duhet të pajisen me kartelën identifikuese.

“Nga dita e diel do të ndalohen jo vetëm qarkullimi brenda por edhe nacionale Fier-Vlorë, Vlorë-Lushnje, Shkodër-Lezhë. Do të ndalohet edhe qarkullimi i Elbasanit Korçën. Nëse do të këputen lidhjet me autobusët apo automjetet private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara si në Tiranë-Durrës. Autobusë të akredituar nga Policia e Shtetit, mjetet e punonjësve të tyre, po ashtu ata të administratës dhe s’mund të kryejnë punën nga interneti të pajisen me kartelën identifikuese që të qarkullojnë me automjet privat.”

EMISIONET