Çikalleshi rikthehet tek goli, i hap rrugën fitores së Osmanlispor

Çikalleshi rikthehet tek goli, i hap rrugën fitores së

Sokol Çikalleshi ka riprekur atë që më shumë lakmohet në futboll, golin

Sulmuesi i kombëtares shqiptare pas një dëmtimi që e la për disa kohë jashtë fusahve është rikthyer dhe ka qënë vendimtar për skuadrën e tij Osmanlispor.

Në sfidën kundër Analyasport, sulmuesi i shfaq i gatshëm që në minutat e para. Skuadra e tij fitoi një 11 metërsh dhe ishte pikërisht kavajasi që me qetësi mori përsipër goditjen. Rezultati i konklodimit ishte plotësisht i saktë. Topi në trekëndëshin e djathtë, portieri Ylmaz në anën tjetër. Ky gol i hapi rrugë fitores së Osmanlispor për një rezultat 3 me 0, fitore e cila ishte krëjtësisht nën ritmin e penalltive, pasi dhë dy golat e tjetër u shënuan nga pika e bardhë e penalltisë, nëpërmjet goditjeve të Cagiran dhe Gurlr.

Ndërkaq ky ishte goli i dytë sezonal për 27 vjeçarin shqiptar i cili herën e parë shënoi në fitoren 3 me 0 ndaj Kasimpasa. Periudha e dëmtimit është lënë tashmë pas krahëve nga kavajasi i cili tenton të gjej ritmin e duhur me Osmanlisporin, ashtu siç bëri edhe vjet me ngjyrat e Akhisar.

Për sa i përket skuadrës nga Ankaraja, rënditja nuk është optimiste pasi aktualisht ekipi kryeqytetas ndodhet vetëm 2 pikë larg vendit të 16-të që të dërgon një kategori më poshtë.




EMISIONET