Një çift shqiptar është ndaluar në Asproklisi pranë kufirit greko-shqiptar pasi po transportonte një ngarkesë prej 15 kg marijuanë.

Ndalimi është bërë dje ndërsa lajmi u mësua sot.

Droga e paketuar në 16 pako ishte fshehur në portën e pasme të mjetit në një vend të improvizuar enkas. Fillimisht çifti është justifikuar se vinte nga Shqiperia për të festuar në Greqi festen e të dashuruarve.

 Nuk bëhet publike identiteti dhe mosha  e tyre.

/Ora News.tv/