Një çift, prindër të gjashtë fëmijëve, po përgatiten për Krishtlindjet e tyre të fundit pas diagnostikimit të bashkëshortit me kancer të fazës së fundit.

David dhe Lisa Parkes, 40 vjeç janë takuar në moshën 10-vjeçare dhe u lidhën në adoleshencë.

Por duket fati do i ndajë nga njëri-tjetri.

Davidit është diagnostikuar me kancer ezofagut dy vite më parë dhe iu nënshtrua kimioterapisë dhe radioterapisë përpara një operacioni për heqjen e ezofagut.

Por çifti u shkatërrua kur mësoi se kanceri ju rikthye dhe 41-vjeçarit i kanë mbetur vetëm 12 muaj jetë.

E dëshpëruar për të ruajtur kujtime të çmuara në muajt e fundit të jetës së David, vëllai i Lizës, James kërkoi donacione ne GoFundMe për të mbledhur para për familjen që të shijonin një pushim të fundit së bashku. Dhe kjo do të jetë hera e parë që të 8-të udhëtojnë së bashku jashtë vendit.

Çifti, janë prindër të katër fëmijëve të birësuar dhe dy binjakëve të ngjizur me anë të fertilizimit in vitro.



/Ora News.tv/