Çifti martohet në spital, 30 sekonda para se të bëheshin prindër

Çifti martohet në spital, 30 sekonda para se të bëheshin

Një çift ka festuar dy gjërat më të bukura që i ndodhën në jetën brenda 30 sekondash.

Michael Gallardo dhe Marie Margaritondo u martuan dhe u bënë me fëmijë.

Çifti kishte planifikuar martesën, por djali i tyre ndryshoi çdo plan.

Gallardo nuk ishte në shtëpi kur Margaritondo e mori në telefon duke i thënë se i kishin shpërthyer ujërat.

Ai menjëherë shkoi në shtëpi, mori gruan dhe e dërgoi në spital.

Por mjekët i thanë se meqenëse se nuk ishin burrë e grua, Gallardo  nuk mund të hynte në sallë gjatë lindjes së foshnjës.

Ndaj pyeti stafin: "Ka ndonjë mënyrë për tu martuar tani?"

Dhe mjekët i thanë: "Do hyjmë në sallën e operacionit brenda 10 minutash."

Menjëherë infermieret i erdhën në ndihmë Gallardo për të përgatitur ceremoninë para lindjes së foshnjës.

Ndërsa Gallardo e kishte lejen e martesës në makinën e tij, sepse e kishte marrë disa ditë më parë.

Çifti u martua në sallën e lindjes dhe fëmija erdhi në jetë 30 sekonda më pas.

EMISIONET