Chiellini: Bonucci? Me drejtorët tanë gjithçka e mundur

Chiellini: Bonucci? Me drejtorët tanë gjithçka e mundur

Orë të nxehta në shtëpinë e Juventusit. Pasi arriti të kryej me sukses transferimin e shekullit drejtuesit e bardhezinjve mendojnë të bëjnë një tjetër goditje në merkaton e kësaj vere. Në fakt bëhet fjalë për një ish-lojtar të "Zonjës së Vjetër" Leonardo Bonuccin, që vetëm një sezon më parë u largua nga "Allianz Stadium" për të veshur fanellën e Milanit.

Megjithatë, eksperienca tek kuqezinjtë nuk shkoi aspak ashtu siç duhet dhe tek Juve janë optimistë për një ribashkim me 31 vjeçarin. I fundit që ka folur për këtë temë është vetë kapiteni i Juventusit dhe ish-partneri i tij në mbrojtjen e bardhezinjve dhe në kombëtaren italiane, Giorgio Chiellini. Sipas Chiellini, Bonucci është një mik i tij por nuk e di skuadrën e tij të ardhshme.

"Leonardo, për mua, është një mik. Unë kaloj pushimet e mia me të dhe me familjen time. I njoh cilësitë e tij, por nuk e di. Nuk është e lehtë, dhe dua të kem respekt për shokët e ekipit tim. Unë nuk jam President apo drejtor sportiv, kështu që ne do të shohim se çfarë ndodh në fund të merkatos së transferimit të Serie A. Do të shohim nëse Leonardo do kthehet këtu ".-tha Chiellini për "ESPN".

Megjithatë si një kapiten, Chiellinit nuk i shpëtoj një pyetjeje rreth ardhjes së Cristiano Ronaldos në ekip.

"U thashë miqve të mi: 'Jo, është e pamundur'. Pas një dite, mendova se ndoshta është e mundur.Me drejtorët tanë ... është një realitet. Juventusi po rritet vit pas viti, dhe na duhet një kampion si Cristiano. Ne jemi të ngazëllyer, ne jemi të gatshëm të punojmë me të, të gjitha pjesët e klubit, lojtarët, menaxheri i marketingut, drejtori, janë të gatshëm të përmirësohen me Cristiano dhe shpresojmë se ai mund të na ndihmojë të arrijmë objektivin tonë".-e mbyll Chiellini prononcimin e tij.

Hipoteza që sjell Bonuccin tek Juventusi është mjaft e nxehtë orët e fundit, me mediat italiane që raportojnë se jemi në prag të një marrëveshje shkëmbimi që do të dërgonte Mattia Caldare tek Milani dhe Bonuccin në Torino. Gjithsesi mbetet të shikohet se çmund të ndodh deri më 17 gusht, datë kur mbyllet zyrtarisht dhe merkato në Seria A.

EMISIONET