Champions League/ Bayern "asfalton" Chelsea, Napoli "tremb" Barçën

Champions League/ Bayern "asfalton" Chelsea, Napoli "tremb"

Bayern Munich ka arritur një rezultat fantastik 0-3 në takimin e parë kundër Chelsea  në fazën me 1/8 e kompeticionit Uefa Champions League. Pas një pjese të parë pa gola Serge Gnabry me dy gola dhe Robert Lewandowski mposhtën skuadrën e Frank Lampard në Stamford Bridge.

Chelsea do të vizitojë Bayernin në Gjermani për ndeshjen e kthimit më 18 mars, në përpjekje për të bërë mrekullinë po shanset janë farë të pakta.

Në takimin tjetër të luajtur në "San Paolo" Napoli edhe pse e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e Dries Mertens nuk shkoi më shumë se një3 barazim 1-1 kundër Barcelonës. Katalanasit vendosën ekuilibrat në pjesën e dytë me Griezman dhe në fund Vidal u ndëshkua me karton të kuq por nuk ndikoi në rezultat.

EMISIONET