Çfarë po ndodh me martesën e Mozzik? Loredana feston ditëlindjen, reperi “zhduket”

Reperja Loredana Zefi mbushi sot plot 24 vjece. Ajo u surprizua nga vëllezërit dhe miqtë e saj në një klub, por Mozzik nuk dukej askund.

Ka disa kohë që përflitet për një krizë mes ciftit dhe duket se është e vërtetë.

Përvec se nuk duket në postimet e Loredanës, Mozzik nuk ka bërë asnjë urim për të në Instagram. Të vetmet postime që ka bërë në Instastory janë mbështetja për projektin e ri të Stresit dhe disa imazhe që lidhen me labelin e tij 2EuroGang. Ndër të tjera, Mozzik nuk ka promovuar as projektin e ri që do sjellë Loredana në bashkëpunim me Meron më 6 shtator.

Nuk dihet çfarë po ndodh me ta, por duket se martesa është në krizë.

Ndoshta gjithçka do të kalojë me qetësi dhe ata do vazhdojnë të shijojnë të lumtur dashurinë, së bashku me vogëlushen Hana.

EMISIONET