Pasi performancës në Oskar, Lady Gaga u përfol se ka nisur një lidhje dashurie me Bradley Cooper. Këngëtarja performoi me kolegun e saj këngën "Shallow" ku shkëmbyen një shikim që nxiti spekulimet se janë të dashuruar.

Ylli i popit i hodhi poshtë spekulimet duke thënë se janë miq të mirë, por një fotografi e tyre po thyen rrjetin. Një fans ka publikuar fotografinë e aktorëve nga premiera e filmit në Los Anxhelos në shtator, ku duket buzëkuqi i Lady Gaga në mjekrën e Bradley.

Nuk dihet nëse fotografia është realizuar pas xhirimeve apo ata kanë rënë vërtetë në dashuri. Ndërkohë Bradley vazhdon lidhjen me supermodelen Irina Shayk, me të cilën ka dhe një fëmijë.

/Ora News.tv/