Republika Çeke rihap kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë

Republika Çeke rihap kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë

Republika Çeke do t’i rihapë të gjithë kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë, nga data 26 maj, edhe pse udhëtimi i turistëve të huaj do të mbetet i kufizuar.

Njoftimi u dha ditën e djeshme më 25 maj nga Ministria e Brendshme e Çekisë.

Kufijtë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë janë mbyllur në mes të marsit, për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Ministria e Brendshme çeke tha se udhëtarët, edhe pas 26 majit, do të duhet të kenë dëshmi të testit negativ ndaj koronavirusit dhe se policia do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rëndomta në kufij.

Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, tha se vendi i tij ka negociuar marrëveshje dypalëshe me palën gjermane dhe atë austriake.

Deri më tani në Republikën Çeke janë shënuar 371 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 9,002 persona.

EMISIONET