Risitë më të reja që prezantohen nga kompanitë telefonike nuk janë gjithmonë revolucionare.

Të tilla mangësi vijnë dhe me prezantimin e modelit të ri Samsung Galxy S10 ku problemi qendron në sistemin e njohjes së shenjave të gishtërinjve.

Çdokush mund të jetë i aftë të zhbllokojë telefonin e të tjerëve me shenjat e tyre të gishtërinjve.

Kjo pasi një grua nga Britania u ankua tek kompania pasi burri i saj arriti t'i zhbllokojë telefonin. Gjatë prezantimit të telefonit ky sistem u përshkrua si revolucionar por pasi dëgjuan rastin e gruas kompania reagoi menjëherë.

Një problem i tillë ndodh nëqoftëse vendoset një xham mbrojtës mbi telefon. Ajo krijon një hapësirë mes telefonit dhe gishtit të përdoruesit duke shkaktuar një problem në njohjen e gjurmëve.

Kompania Samsung deklaroi se do të punojë për ta zgjidhur sa më parë dhe deri atëherë njoftoi të gjithë përdoruesit e Galaxy S10 të mos e përdorin këtë sistem.

/Ora News.tv/