Casillas "injoron" Ronaldon, ja si e cilëson Messin portieri spanjoll

Iker Casillas është i bindur se Lionel Messi është lojtari më i mirë në të gjithë historinë e futbollit botëror edhe pse shok skuadra ka qenë me Cristiano Ronaldon.

 Ish- kampioni i botës me Spanjën ka një rekord negativ me argjentinasin pasi ky i fundit i ka shënuar më shumë gola se çdo futbollist tjetër në karrierën e tij.

Pas ndeshjes Atletico Madrid- Barcelona, ku Messi me golin e tij i dha tre pikët katalanasve, Casillas ka reaguar në rrjetin social "Twitter" duke shkruar : Një ekip për të qenë fitues duhet të ketë portier  madhështor dhe një “GOAT” (lojtari më i mirë i të gjitha kohëve) Barcelona i ka të dy me Marc-Andre ter Stegen dhe Messin".

Ky konstatim i ish-lojtarit të Real Madridit vjen një ditë larg dhënies së çmimit "Topi i Artë". Kujtojmë që sot në Paris do të dhurohet ky çmim prestigjoz në Paris të Francës.

EMISIONET