Në fillim të kësaj jave që po mbyllim mbylli sytë në moshën 77-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja.

Analisti, Ilir Demalia, vlerëson lart figurën e tij, sidomos në aspektin human.

 Për Ora News ai kritikoi ashpër ata që i cilëson "çapaçulë" të post-komunizimit, të cilët po tentojnë të hedhin baltë mbi figurën e tij, duke e lidhur me komunizimin.

Ilir Demalia: Rikard Ljarja së pari ishte njeri dhe ajo që shoqëria shqiptare sot vuan është njeriu, qytetari. Rikard Ljarja  ishte një njeri modest përtej modestisë. Rikard Ljarja në bisedë me të ishte si fëmijë, një pastërti fëminore dhe kjo ishte fatkeqësia e tij. Në një shoqëri me ujqër duhet të ulërish. Rikard Ljarja nuk dinte të ulëriste, kurrë nuk është impostuar siç thonë sot ca çapaçulë se na paska qenë edhe komunist Rikard Ljarja. 

Se ka njohur Rikard Ljarja. Janë këta çapaçulët e pas '90 që e luajnë antikomunizmin sot dhe kjo është bërë e neveritshme.Ne kemi jetuar të gjithë në atë shoqëri dhe e njohim njëri-tjetrin, pse gënjejnë, pse mashtrojnë? Pse mashtrojnë të tjerët dhe veten? Vlera e Rikard Ljarjas është se ishte një njeri sinqerisht me një moral kristal. Një njeri i ardhur nga një familje e cila ishte e lidhur totalisht me Perëndimin, nga daja e i vet Anton Logoreci, drejtori i Radio Londrës dhe është një nga analistët më të mirë të çështjeve lindore, ka goditur sistematisht Enver Hoxhën, daja i Rikardit ka qenë në burg. Rikard Ljarja e thoshte dhe vete se shkova në shkollën e  arteve se nuk shkonte njeri dhe nuk doja të shkoja ushtar. Njeriu gjendet në disa situata në jetë që të fusin në një rrugë dhe je i ri, 17-18 vjeç. 

Këto trimat e post-komunizmit sot janë ata që i kanë shërbyer më fort sistemit, këta kanë qenë në funksione, gazetarë. Kjo kulturë manilulimi, simulimi e ka bjerrë Shqipërinë në këtë pikë dhe sot nuk ke më sistem vlerash. Rikard Ljarja është vlerë si aktor. Njerëzit nuk kanë lindur për heronj, njerëzit kanë lindur për të bërë një jetë morale. Heroi është hero. Sot Shqipëria nuk ka heronj, pas '67 Shqipëria nuk ka pasur heronj.Edhe ata që kanë hyrë në burg nuk kanë bërë akte heroike. Akte heroike bënë deri në '67 me përfundimin e varrosjes së fesë dhe klerit katolik në Shqipëri. 

Hero ka qenë Patër Anton Arapi që e tha në sallë të gjyqit "Fali Zot se nuk dinë çfarë bëjnë". Boll me persekutimin se u lodhëm. Këta janë bërë si ata veteranët e luftës. Brezi i vërtetë i persekutum iku, ka vdekur.Të rrinë se na lodhën, i bien në qafë Ridardit. Rikardi nuk pranoi dekorimin "Nderi i Kombit" se nuk mund ta pranojë nga të panderët. Rikard Ljarja nuk ka përfituar kurrë as dje dhe as sot. Shikojeni ku jeton. 

Në 2002 qeveria i preu rrogën dhe ai nuk u ankua. Ishte njeri stoik, por kur njeriu ka fëmijë dhe familje vepron ndryshe. Njerëzit mos ta gjykojnë më Rikard Ljarjen se është turpi i tyre, Rikard Ljarja është ikonë jo e artit por e moralit në Shqipëri.

/Ora News.tv/