Tiranë: Çanta e braktisur në sheshin "Skënderbej" ngre peshë policinë

Një çantë e dyshimtë e cila ishte braktisur afër sheshit "Skënderbej"  në Tiranë, alarmoi për më shumë se një orë policinë e shtetit.

Me të marrë sinjalin policia rrethoi perimetrin në pritje të forcave xheniere në rrugën “Dedë Gjo Luli”

Rreth orës 12:50 u bë shpërthimi i kontrolluar dhe rezultoi se ishte alarm fals.

Çanta kishte pasur brenda vegla pune që i përkasin një elektriçisti. 

"Pas mbritjes në vendngjarje të  ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj  ku rezultoi se brenda saj  nuk kishte lëndë eksplozive por sende  personale pune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet  se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes" informoi policia e Tiranës 

Foto LSA









 

EMISIONET