Barazimi i Partizanit me Bylisin me rezultatin 2-2 ka ndezur debat në studion e Ora Sport.

Gazetari Altin Sulçe shprehet se gjatë kësaj ndeshje, arbitri ka favorizuar Bylisini për disa nga rastet e kontestueshme.

Tufa: Komplimentet i takojnë Ballshit. Ata janë një realitet i prekshëm në kampionat, kanë bërë 23 javë të shkëlqyera.

Sulçe: Këtë rradhë kanë pasur favorin e arbitrimit. Ballshi është ankuar çdo javë. Vjet Partizani është penalizuar dhe Bylisi ka qenë ndryshe, rasti i Çinarit.

Arnela Kamberaj: Kishte penalizimi. Dëmtimi që mori Trashi që u largua nga loja. Dhe Telushi që kishte këmbën e enjtur.

Tufa: Ballshit i mungonin 4 titullarë.

/Ora News.tv/