Busquets nuk ia del, mungon edhe në stërvitje

Busquets nuk ia del, mungon edhe në stërvitje

Sergio Busquets ishte mungesa e rëndësishme e Barcelonën në kryesfidën e sezonit, atë kundër Realit të Madridit.

Mesfushori vuante nga ethet, çka bëri që ta ndjek nga pankina barazimin 0-0 në fushën e blertë. Por duket se ethet kanë qënë shumë të mëdha, me Busquets që nuk ka zbritur as në stërvitjen e ditës së sotme.

Barcelona pret Alaves të shtunën në "Camp Nou" dhe prania e Busquets do të varet nga evolucioni i tij gjatë 24 orëve të ardhshme. Për këtë seancë, siç është zakon, Ernesto Valverde thirri disa lojtarë nga ekipi B: Inaki Pena, Dani Morer, Oscar Mingueza, Ronald Araujo, Alex Collado, Riqui Puig, Hiroki Abe dhe Carles Perez.

EMISIONET