Bushati kundër Vuçiç Bashkëpunimi rajonal nuk zëvendëson procesin e anëtarësimit në BE

Bushati kundër Vuçiç Bashkëpunimi rajonal nuk

Ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është kundërpërgjigjur Deklaratave të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç që Ballkani Perëndimor duhet të fokusohet tek Bashkëpunimi Rajonal. Bushati i kujton qeverisë shqiptare që prioritet është BE dhe për të arritur këtë duhet të fokusohet tek zbatimi i reformave.

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i kërkon qeverisë shqiptare që të mos humbë fokusin nga BE, por të realizojë reformat në mënyrë që t’i hapet drita jeshile.

 Në kundërpërgjigje të deklaratave të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç të dhënë për "Financial Times", i cili kërkon të fokusohet tek mini-shengeni ballkanik, deputeti socialist shprehet se bashkëpunimi rajonal nuk duhet të zëvendësojë procesin e negociatave me Brukselin.

Duke ju referuar Minishengeni Ballkanik, Bushati lë të nënkuptohet se prioritet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është realizimi i reformave që të çojnë drejt BE.

Në postimin e tij në Twitter, ish ministri i Jashtëm shqiptar i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe të Ballkanit Perëndimor që të njihen me problematikat e vendeve të tyre.

Zbatimi i reformave në mënyrë efektive, sipas tij, do t’i japë fund edhe mosbesimit që kanë vendet skeptike të unionit kundrejt Ballkanit Perëndimor.

Në intervistën për Financial Times Presidenti Serb kërkon nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që nuk duhet të mbeten të varura nga vendimi i Brukselit, por të mendojnë më shumë për të ardhmen e tyre me anë të bashkëpunimeve rajonale, siç është edhe Minishengeni Ballkanik.

EMISIONET