Burreli bëhet me gjinekologë, mjekët nga Tirana tregojnë si u prit rastësisht lindja e parë

Burreli bëhet me gjinekologë, mjekët nga Tirana tregojnë si

Nuk e dinte se kishte ardhur çasti për të lindur dhe as që në spitalin e qytetit të saj, ku prej vitesh mungonin gjinekologë, do të gjente mjekë specialistë për të sjellë në jetë fëmijën e tretë. 

Fatmirësisht dhimbjet e dërguan në Spitalin e Burrelit, ku dy mjekë gjinekologë, të cilët sapo ishin dërguar nga materniteti “Koço Gliozheni” i Tiranës për të ofruar shërbim mjekësor 24 orë, pritën shëndosh e mirë fëmijën e saj të tretë, djal, pas dy vajzave. Por edhe pse me shumë vite eksperiencë, mjeku gjinekolog nga Tirana, Vezir Tena, tregon stresin që kanë përjetuar gjatë kësaj lindje si pasojë e mungesës së pediatrit për të porsalindurit. 

Mjeku gjinekolog, Vezir Tena: “Shumë gra nuk e dinin, madje edhe dje kanë ikur për në Tiranë, kurse ajo, fati i saj erdhi se kishte dhimbje dhe nuk e dinte që ishte shërbimi këtu i mbuluar. Erdhi me tre centimetra, me membranat e plasura. Lindja e tretë, kishte dy vajza, bëri çunin për bukuri, 4200 gram. Vetëm se ne ishim me stres, nuk kishim neonat. Megjithatë pavarësisht se skishte nevojë fëmija për ndërhyrje të neonatit, gjithçka kaloi në rregull”       

EMISIONET