Plot 60 hektarë pyje janë shkrumbuar në Burrel si pasojë e një zjarri të rënë një ditë më parë në vendin e quajtur Kongrazhd.

Flakët të favorizuar edhe nga era janë përhapur në sipërfaqe të mëdha pyjore duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Pavarsisht ndërhyrjes së Forcave të Shërbimit Zjarrfikës dhe atyre të ushtrisë, flakët e zjarrit nuk janë shuar plotësisht.

Deri në mesditë mbeten aktive 5 vatra, ndërsa Bashkia kërkon ndërhyrje nga ajri për të neutralizuar zjarrin.

"E kemi shumë të vështirë pasi e kemi vatrën e zjarrit në pyjet e larta dhenuk ka rrugë. I bëjmë thirrje autoriteve të identifikojnë autorin dhe ta vendosin para ligjit"

Një ditë më parë një zjarr i fuqishëm përfshiu pyllin me pisha në Darzëzë të Fierit. Flakët u përhapën me shpejtësi të favorizuara nga era duke djegur rreth 10 hektarë me pisha ndërsa janë rrezikuar lokalet dhe shtëpitë e fshatit.

/Ora News.tv/