Ndodhet në Firence, dy orë larg Denver dhe është burgu i sigurisë më të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Që nga hapja në vitin 1994, asnjë i burgosur nuk është arratisur nga Administrative Maximum Facility, i njohur si "ADX".

Pikërisht për këtë arsye është vendosur që lord i kartelit të drogës, Joaoquin "El Chapo" Guzman, do të kalojë aty pjesën tjetër të jetës.

"Që të dalë nga burgu duhet të ketë një drejtor policie në anën e tij,"-tha një zyrtar federal për Washington Post. "Është mjedis shumë i kontrolluar. Askush nuk lëviz pas leje. Dy të burgosur nuk mund të lëvizin kurrë në burg në të njëjtën kohë."

Guzman do ti bashkohet në ADX 400 të burgosurve meshkuj dhe një liste kriminelësh famëkeq si Ted Kaczynski, Unabomber dhe Terry Nichols që bashkëorganizuash bombardimet në  Oklahoma City; Robert Hanssen, agjenti i dyfishtë tradhtar, si edhe Zacarias Moussaoui, pjesë e grupit të al-Kaedës.

Të burgosurit e ADX qëndrojnë të mbyllur në një qelie të vogël në madhësinë e një banje për 23 orë, sipas Deborah Golden, avokate në Qendrën e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, e cila ka vizituar burgun e sigurisë së lartë disa herë.

Çdo qeli ka një shtrat, i përbërë nga një pllakë betoni dhe një dyshek shumë i hollë, një tualet, një lavaman dhe një çezme për të pirë ujë.

Disa të burgosur mund të shohin tek një çarje e vetme në derë që tregon një copëz të korridorit.

Por Guzman, i cili është arratisur nga dy burgje të sigurisë së lartë në Meksikë, në vitin 2001 me ndihmën e rojeve të burgut dhe në vitin 2015 përmes një tuneli të hapur nën dushin e qelisë së burgut, nuk do ketë shans të dalë më.

/Ora News.tv/